Shqipëri

Teatri/ Arrestimi i protestuesve, Meta: Lironi të burgosurit politikë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimet e protestuesve që kundërshtuan shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politike.

Sipas Metës, “Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”

Presidenti e mbyll reagimin e tij duke thënë se duhet të lirohen të burgosurit politik.

Reagimi

“Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE. Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!”/ Opinion.al