Të karantinuarit për 28 ditë nëpër shtëpitë personale nga nesër i rikthehen jetës normale
Në pyetjen se çfarë do të ndodh me qytetarët e Serbisë pas 28 ditëve të izolimit në shtëpi, Kisic tha se nëse ata nuk kanë hasur në simptoma të Covid19 gjatë periudhës së vetë-izolimit, ata mund të i kthehen aktiviteteve normale të jetës. Ajo paralajmëroi se duke bërë kështu, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm, që është një apel për të gjithë.
“Nëse presidenti i republikës dhe dikush që drejton një nga shtabet e krizave nuk ka njohuri për këtë lloj informacioni (në lidhje me të infektuarit), atëherë pyetja është se kush e ka atë,” tha Dr. Kisic.
Sot, i pari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se gjendja e jashtëzakonshme mund të hiqet në fund të muajit prill, “atëherë kur numri i njerëzve në respirator është zvogëluar”.
Vuçiç tha gjithashtu se si vatra të reja të shpërthimit të pandemisë po shikohen edhe Pançeva dhe Kovini.
Aktualisht është në fuqi ora policore më e gjatë deri më tani në Serbi, i që ka filluar të premten në ora 5 pasdite dhe do të përfundojë të hënën, më 13 prill në ora 5 të mëngjesit.