Lajme

Kurti: Tani Ministria e Shëndetësisë do të merrë masa mbrojtëse për secilën komunë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia kanë mbajtur një konferencë për medie në lidhje me gjendjen në vend sa i përket virusit COVID-19.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti përmdeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka pezulluar vendimin e qeverisë për vëndosjen e orës policore. Kurti tha se tani Ministria e Shëndetësisë do të merr masa për komunat veç e veç.

“Koha nëpër të cilën jemi duke naviguar nuk është normale. Ne jemi të përkushtuar që të votojmë para se të jetë vonë. Masat preventive na kanë kushtuar pak. Gjykata ka konstatuar se masat duhet të merren nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo për gjithë territorin por për komunat veç e veç. Nga sot marrja e vendimeve do të bëhet direct nga Ministria e Shëndetësisë. Vendimet do të merren për komuna të caktuara varësisht nga nevojat që vinë si rezultat i rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë”, tha ai.