Targat “KS” vetëm deri në shtator, pastaj do ketë vetëm targa të Republikës së Kosovës
Njoftohet se deri me 14 shtator të këtij viti, asnjë automjet i regjistruar në Republikën e Kosovës nuk do të shihet më me targa KS. Ato do të zhduken dhe po zëvendësohen me targa RKS.
Kjo pasi mbaron marrëveshja pesë vjeçare e nënshkruar më 2016 ndërmjet zyrtëve të Kosovë e Serbisë në Bruksel.
Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka konfirmuar për “Syri.net” se targat KS janë duke u hequr nga automjetet të cilat po regjistrohen dhe deri me 14 shtator do të hiqen të githa.
Ai tregoi se kjo po bëhet në kuadër të marrëveshjes së Brukselit e cila ka nisë së zbatuari më 14 shtator të vitit 2016 dhe e cila përfundon me 14 shtator 2021.
Numri i automjeteve të regjistruara me targa KS kishte kaluar mbi 35 mijë dhe nga 14 shtatori kur u kalon regjistrimi u merren targat KS e u jepen RKS.
Nga ky institucione tregojnë se nga 14 shtatori atuomjeteve KS të cilave u skandon regjistrimi u merren targat e vjetra dhe u lëshohen të reja.
Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, kan thënë se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.
“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”.