SportiTë fundit

Ronaldo: Ëndërroj trofe me Juventusin

Cristiano Ronaldo ka fituar dy çmime në “Globe Soccer” dhe “ëndërron që të fitojë edhe më shumë trofe të rëndësishëm me Juventusin” më 2019

Sulmuesi ka marrë çmimet  për golin më të mirë dhe për lojtarin e mirë të vitit , duke mposhtur Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe.

“Është nder që e kam marrë këtë trofe. Dëshiroj të falënderoj familjen time, të dashurën time, djalin tim, shokët e mijë, Jorge Mendesin dhe tërë stafin tim”.

“Përderisa ishte një vit i rëndë për mua, ku fitova shumë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, besoj që edhe ky duhet të jetë një vit i pabesueshëm përsëri”.

“Tani 2019-ta është Viti i Ri, ëndërroj që të fitoj edhe shumë trofe të tjerë me Juventusin, i cili është klubi i ri i imi tani. Jam person i cili i dëshiron sfidat, kështu që tani jeta e ime është në Torino dhe dëshiroj të fitoj sa më shumë që mundem me ta”.