Të fundit

Në Bujanoc nis takimi i korit diplomatik me kryetarin Arifi

Ka nisur në Bujanoc takimi midis përfaqësuesve të delegacionit të Bashkimit Europian dhe ambasadorëve të shteteve të BE-së me kryetarin e komunës, Nagip Arifi.

Takimi po mbahet në ambientet e Fakultetit dhe pritet të zgjat një orë.

Pjesë e delegacionit janë: Emanuele Giaufret Ambasador i Delegacionit të Unionit Evropian, Koen Adam Ambasador i Belgjikës, Maria Virginia Mendes de Silva Pina Ambasadore e Portugalisë, Nikolaus Lutterotti Ambasador i Austrisë, Zsolt István Németi Chargé d’affairs, Sekretari i Parë i Ambasadës së Hungarisë ,Leoneta Pajer Delegacioni i Unionit Evropian, Gordana Aračkić Delegacioni i Unionit Evropian, Marko Vujačić Menaxher i Program i UNOPS, Olivera Kostić Menaxhere e Programit EU PRO Plus

Sipas agjendës dhe protokolit, Delegacioni nuk ka planifikuar të japë deklarata për media pas takimit.