Shqipëri

Studiuesja gjermane tallet me Ramën për 1 prill: Do bëhet shef i NATO-s’

Një postim në Twitter nga studiuesja shqiptaro-gjermane, Suzana Starikov, u shndërrua në lajmin e ditës në Tiranë, nga disa media.

Ajo shkroi se kryeministri shqiptar, Edi Rama, do marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, duke pasuar në këtë detyrë Jens Stoltenberg.

Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkroi ajo në mesditë.

Mediat pranë qeverisë i bënë jehojnë postimit të saj, pa patur asnjë burim tjetër për ta verifikuar. 

Statusi i saj përdoret nga portalet pranë Ramës duke e shndërruar në lajmin e ditës.

Pas kësaj, nuk vonon shumë dhe vjen reagimi i Starikov, sërish përmes Twitter. 

“E gjitha ishte një shaka”, shkruaj ajo, duke sqaruar se sot është 1 prill, pra, dita e gënjeshtrave. 

“Thjesht po tallesha, ishte shaka për 1 Prillin, asgjë më shumë. Më vjen keq që ju zhgënjeva! Nuk kërkoj falje pasi është faji juaj që publikoni lajme pa verifikuar fakte pa marrë parasysh ditën e gënjeshtarëve sot” – shkruan ajo.