Përjashtimi me 10 ditë, reagon Paloka:As më bëhet vonë fare, ky është vetëm fillimi

Deputeti i PD, Edi Paloka ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit pas përjashtimit me 10 ditë nga Byroja si dhe kërkesë për përjashtimin si nënkryetar Kuvendi, pasi qëlloi kryeministrin me bojë në fytyrë. Paloka tha se nuk ishte hakmarrje e tij personale ai veprim, por fillimi i 16 shkurtit dhe kryeministri nuk ka parë gjë akoma. “Nuk na përjashton Gramozi. Ai parlament është përjashtuar nga populli. Është parlament me vota të vjedhura. Pashë disa komente që u hakmor Paloka, nuk ishte hakmarrje e Palokës, ishte hakmarrje e shqiptarëve që çdo ditë fyhen e vidhen nga një qeveri dhe kryeministër arrogant dhe i pacipë. As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma”- tha Paloka.