ShqipëriTë fundit

Studentët njoftojnë rikthimin e protestave: Ne do të fitojmë! Bashkë me ne, e gjithë shoqëria!

Pas përplasjes së studentëve me policinë pranë Qytetit Studenti, studentët kanë lajmëruar rikthimin e protestave në datën 4 dhjetor.

Në njoftim thuhet se në protestë do të marrin pjesë mijëra studentë, si dhe u bëhet thirrje edhe qytetarëve të jenë të pranishëm për të mbështetur kërkesat e tyre.

ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve

PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!