FutbollSporti

Kombëtarja e Kosovës ka humbur ndaj Çekisë me rezultatin 2:1

Çekia ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Kosovës në ‘Doosan Arena’ dhe tashmë ka siguruar kualifikimin në kampionatin evropian ‘Euro2020’.

Pjesa e dytë filloi mirë për Kosovën, pasi gjetëm golin e avantazhit me Atdhe Nuhiun në minutën e 49’të – por ky gëzim nuk zgjati shumë.

Kral realizoi në minutën e 71’të -ndërsa Celutska ka shënuar tetë minuta më vonë për të vulosur fitoren e Çekisë.

Çekia tani kualifikohet në kampionatin evropian, kurse Kosova do të duhet të shikojë nga Liga e Kombeve, pasi nga kualifikimet e rregullta nuk kemi më shanse.