Studentët nga Bujanoci që do të fillojnë praktikën në ministrinë e drejtësisë në Kosovë
Që nga fillimi i muajit nëntor krejt këta studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, që vijnë nga Komuna e Bujanocit do të fillojnë praktikën profesionale në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo është vetëm njëra nga përmbushjet e zotimeve tona për mbështetjen e bashkëkombësve tanë që jetojnë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë.