Të fundit

Sinani pjesë e takimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Tiranë

Kryetarja komunës Preshevës Ardita Sinani sot ishte prezent në takimin e mbajtur në Tiranë me përfaqësues të Unionit të Bashkive Shqiptare të rajonit.

Më poshtë mund ta lexoni fjalin e mbajtur të Sinanit në këtë takim :

Të nderuar pjesëmarrës,I respektuari nikoqir, z.Erion VeliajKolege dhe kolegë,E dashur znj.Andriola Kambo,Zonja dhe Zotërinj.Është nderë për mua që sot, në cilësinë e kryetares së re të Komunës së Preshevës, marrë pjesë në këtë mbledhje të Asamblesë së së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.Kjo shoqatë është e një rëndësie të veçantë sidomos për komunën tonë. Dinamizon e zhvillon bashkëpunimin ndërinstitucional midis pushteteve vendore të komunave tona tejkufitare, por edhe përafron e ndërsocializon qytetarët e komunave që i përfaqësojmë sot si të zgjedhur të tyre.Duke qenë kryetare e posazgjedhur dhe në konsolidim e sipër të qeverisjes sime lokale, e duke qenë për herë të parë e pranishme në këtë forum të respektuar, sigurisht se jam edhe në fazën e njoftimit dhe të akomodimit me punët e deritanishme të shoqatës, e të agjendës së sotme për qëllimet e mëtejme.Zhvillimi i ekonomisë dhe i turizmit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për komunat tona, e veçanërisht për komunën e Preshevës, që siç dihet lëngon nga një shkallë e lartë e papunësisë, pazhvillueshmërisë ekonomike dhe pabarazisë sociale. E tërë kjo e rënduar së fundi edhe nga pasojat e pandemisë.Marrë parasysh pozitën e saj gjeografike, duke qenë në trekëndëshin Serbi-Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe duke u shtrirë përgjatë Hekurudhës dhe Korridorit 10 që lidh Stambollin me Vjenën, në pellgun e ndarjes së ujërave që derdhën në Detin e Zi dhe pellgjeve të Egjeut, komuna e Preshevës ka pozitë dhe resurse për zhvillimin e ekonomisë së prodhimit, shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimin e turizmit, respektivisht të agroturizmit, të turizmit të gjuetisë dhe të pushimeve aktive.Mirëpo, ndoshta pikërisht komuna e Preshevës është shembulli më i mirë për të reflektuar edhe midis nesh, që po ndërtojmë një bashkëveprim ndërkomunal dhe ndërkomunitar.Për çështjen e njohur të marrëdhënies qendër/periferi. E Komuna e Preshevës nuk e ka vetëm veçorinë që nga kjo tavolinë, së bashku me komunën e B

22