LajmeTë fundit

Studentët Luginës zhvilluan një takim me rektorin e UP-së

Dje në Prishtinë, përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Luginës së Preshevës u mirëpritem në takim nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof.Dr.Marjan Dema.

Qëllimi i takimit ishte informimi më i hollësishem rreth mundësive dhe të drejtave të studentëve nga Lugina e Preshevës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

1.Faza finale e zbatimit të marrëveshjes për njohjen e Diplomave në mes Kosoves dhe Serbisë për studentët e të dy shteteve. Ata insistuan për pragmatizëm të kësaj marrëveshje dhe më shumë presion nga organet kompetente të Rep. së Kosovës ndaj shtetit fqinjë).

2.Kuota e lejuar për studentët në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nga territoret jashtë Kosoves ( Lugina e Presheves…). Kuota për studentët jashtë territorit të Kosoves është si në vijimë: Studentët nga Mali i zi dhe Lugina e Preshevës 1.5%, nga Maqedonia dhe Greqia 2% nga numri i pergjithëshëm i të pranuarve për qdo njesi akademike në UP.

3.Mbulimi i shpenzimeve semestrale për studentët jashtë territorit të Kosovës që vijojnë studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” duke i barazuar me studentët e Republikes së Kosovës të cilët në vitin e parë nuk paguajn asnjë shumë të hollash për semestra në vitin e I (parë).