Lajme

STANKOVIQ: NUK KA BISEDIME RRETH TERRITOREVE TË KOMUNAVE TË JUGUT

 Duke u përgjigjur në pyetjet në faqen e Facebookut të përditshmes “Danas”, Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë, tha se askush nuk udhëheq bisedime për bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Maqedoninë, por as ndonjë rajonit tjetër në Serbi, si edhe se kjo është detyrim i cili ka dalur nga betimi në të cilin e ka dhënë në Kuvendin e Republikës së Serbisë dhe të cilin e rrespekton sëbashku me bashkëpuntorët e tij.

Stankoviq theksoi se komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk janë në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Trupit Koordinues shtoi se deklaratat rreth asaj se amerikanët dëshirojnë që ta bëjnë “Shqipërinë e Madhe” janë jo serioze.

 “Secili mund të flas çfar të dojë, por nuk guxon ta shkel Kushtetutën, ligjet dhe integritetin territorial të Serbisë. Deklaratat jo serioze nga njerëzit serioz nuk japin koment, por unë përpiqem të jem serioz”, është përgjigjur Stankoviq.

Stankoviq së një ndër motivet për punën në Trup Koordinues theksoi faktin se vjen nga jugu i Serbisë dhe ka obligim ndaj këtij mjedisi.

Në bised theksoi se këtë detyrë e bënë pa kompenzim material dhe atë për me shumë se gjashtë vite, sa është në këtë funskion:

„Egzistojnë zyrat e Trupit Koordinues edhe në Preshevë dhe Bujanoc të cilat funskionojnë në mënyrë të përditshme dhe ku jemi vazhdueshëm prezent. Roli i Trupit Koordinues është që ta koordinoj punën në mes vetqeverisjeve lokale, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe organeve tjera shtetërore. Kur janë financat në pyetje, unë nuk marrë asnjë kompenzim, ndërsa 19 të punësuarit tjerë marrin paga si edhe punëtorët tjerë në Qeveri“, tha Stankoviq.

Përgjigjet e kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, dhe pyetjet tjera të lexuesve të përditshmes “Danas” mund t`i gjeni në këtë link: https://www.danas.rs/politika/stankovic-nema-pregovora-o-teritoriji-juznih-opstina/