Lajme

Xhamia e Erdoganit në Tiranë, më e madhja në Ballkan, do të hapet në fund të vitit

Xhamia e politike e Erdoganit, e cila po ndërtohet nga ana e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet (TDV) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të hapet për adhurim në fund të këtij viti, njoftoi TDV.

Kjo xhami është ndërtuar për të ringjallur otmanizmin në Shqipëri, një periudhë e errët e historisë shqiptare.

Në një deklaratë të TDV-së thuhet se tashmë kanë përfunduar 70 për qind të punimeve të xhamisë, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015 me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, dhe se ajo do të ketë epitetin e xhamisë më të madhe të Ballkanit.

TDV tha se xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si “Namazgjaja”, përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

FacebookTwitterGoogle+