Stafi i Ambasadës Amerikane viziton Preshevën
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njoftoi se gjatë ditës së sotme priti në takim përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Serbi, përcjell MinistriaLajmeve
Njoftimi i plotë i Sinanit :
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë, me fokus të veçantë:
- Shërbimi i detyrueshëm ushtarak
- Pasivizimi i adresave
- Mospranimi i diplomave të Kosovës
Këto janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të të rinjve tanë. Ndërkohë, diskutuam edhe për çështje të tjera kritike si:
📚 Mungesa e librave shqip
🇦🇱 Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare
📜 Mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, Rekonstruimin të Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013
🏗️ Mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë
Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. 🙌