ShqipëriTë fundit

Shqipëri/ Çfarë po ndodh? Meta lajmëron konferencë në orar të pazakontë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta do të mbajë një deklaratë për shtyp mëngjesin e së martës. Zyra e shtypit e kreut të shtetit njoftoi se ajo do të mbahet herët në mëngjes (ora 08.00), por pa sqaruar detaje nga konferenca.

“Të nderuar kolegë! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë nesër (25 qershor 2019) një deklaratë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit. Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE! Ju faleminderit për bashkëpunimin!” – thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidentit të Republikës.

Pak ditë më parë, Meta kërkoi informacion nga KQZ për numrin e saktë të deputetëve në parlament dhe pasi mori përgjigje kërkoi sërish të dhëna mbi mënyrën e zëvendësimit të mandateve të lëna bosh nga PD dhe LSI.

Kjo lëvizje e Metës u pa si hap për shpërndarjen e parlamentit pasi mazhoranca nisi procedurat për shkarkimin e tij. Gjasat janë që Meta të thërrasë një tryezë të partive politike, ose të shpallë një tjetër datë për zgjedhjet lokale. Mbetet për tu parë.