Bota

Gjermania në izolim total deri më 31 janar

Gjermania vendosi të zgjasë izolimin total të vendit deri më 31 janar. Lajmi është dhënë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila deklaroi se shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura deri në të njëjtën datë.

Qeveria njoftoi se shumica e dyqaneve jo-ushqimore, bare, restorante, objekte kulturore dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj periudhe. Ne duhet të zvogëlojmë më tej kontaktet me njerëzit në mënyrë që të luftojmë” pandeminë, shtoi Kancelarja.

Sipas rregullave të reja, njerëzit nuk do të lejohen të udhëtojnë në zonat norma të larta të infeksionit.

Ndërsa personat që mbërrijnë në vend që kanë ardhur nga një destinacion që konsiderohet me rrezik të lartë do të duhet të japin dy rezultate negative të testit, dhe do të qëndrojnë në karantinë të detyrueshme pesë ditore edhe në rastet kur testi i parë është negativ.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Gjermania ka regjistruar mbi 1.8 milion raste me koronavirus dhe mbi 36,000 viktima, prej fillimit të pandemisë./Opinion.al