Spanjolli Borell me deklaratë kundër Kosovës: Nëse Kina, India dhe Rusia nuk njohin Kosovën, Kosova nuk do të jetë shtet
Shefi i emëruar i diplomacisë së BE-së Zhosep Borell ka thënë se “dialogu mes Prishtinës e Beogradit po zgjat gjatë, gjendja e tanishme nuk mund të vazhdoj andaj kërkohet marrëveshje ku do angazhohen fuqishëm. Së pari do vizitoj Prishtinën, pasi Serbinë e njoh mirë”, shkruan “B92”.
”Një gjë është e qartë Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje, kjo është me rëndësi. Do të bëjë çdo gjë që mundem që të përmbush këtë prioritet” deklaroi Borell.
Ai para Këshillit të parlamentit Evropian për politikë të jashtme deklaroi se dialogu duhet të vazhdoj.
”Kosova duhet të tërheq taksat ndërsa Serbia të angazhohet plotësisht dhe sinqerisht në dialogun e thellë”, vlerësoi Borell.
Në pyetjen nëse integriteti dhe kredibiliteti i politikës së tij në dialogun ndërmjet Beogradit me Prishtinës do të vihet në pyetje për shkka të pozitës së Spanjës që nuk njeh Kosovën, Borell tha se ndonëse vendet anëtare dallojnë në lidhje me pranimin, ato bashkohen në angazhimin për zgjidhjen e problemit.
”Nëse Kina, India dhe Rusia nuk pranojnë Kosovën, Kosova nuk do të jetë shtet. Prandaj duhet të punojmë që bisedimet të vazhdojnë”, porositi Borell.
Shefi i deritashëm i diplomacisë spanjolle ka shtuar se mirë e njeh Serbinë, ndërsa në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë për “shkaqe të njohura”. “Prandaj vizita ime e parë do të jetë në Prishtinë” tha Borell.
Ai përfundoi se BE nuk mund mundet të jetë “fuqi gjeo-strategjike” nëse së pari nuk zgjedh problemin në rrethinën e saj.