LajmeTë fundit

Sami Salihu i përgjigjet kritikave të Shaip Kamberit

Kryetari i Kuvendit komunal të komunës së Preshevës Sami Salihu, u është përgjigjur kritikave të kryetarit të PVD’s Shaip Kamberit njëherit dhe kryetar i komunës së Bujanocit, e që ky i fundit para ca ditësh dënoi ashpër vendimet e Salihut dhe kreyetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifit që ndërmorën kundrejt këshilltarit Rinor Krasniqi.

Ky është postimi i plotë i Salihut:

I nderuar Kryetar i PVD, z.Shaip Kamberi,

Së pari ju faleminderoj për mundin dhe koherencën që po tregoni duke dërguar një shkresë të tillë për një situatë shumë të papëlqyeshme të krijuar në seancën e fundit.
Duke u nisur nga fakti që Partia për Veprim Demokratik është një pjesë e traditës politike të Komunës së Preshevës, por dhe jo vetëm, ajo që unë, si Kryetar i Kuvendit Komunal i Komunës së Preshevës si organ më i lartë i përfaqësimit të votuesve, por edhe përfaqësues i një numri të konsiderueshëm votuesisht të Lëvizjes për Reforma, prisja që hyrja e shkresës tuaj të ishte disi më ndryshe.

Në fakt, duke iu referuar edhe asaj më lart që thash, prisja që JU si kryetar i PVD ,në emër tuajin personal, në emër të partisë që përfaqësoni por dhe në emër të votuesve tuaj, të kerkoni ndjesë për sjelljen të pahijshme ndaj Kuvendit Komunal, këshilltarëve të Kuvendit Komunal por edhe ndaj qytetarëve që ndiqnin Seancën në fjalë.