SportiTë fundit

Sot në Preshevë umbajt ceremonia “Zgjedhja e Sportistit të Vitit 2025”

Qendra Sportive “Presheva”, nën organizimin e Komunës së Preshevës, u mbajt ceremonia tradicionale “Zgjedhja e Sportistit të Vitit 2025”, ku u vlerësuan sportistët më të dalluar për arritjet dhe kontributin e tyre gjatë këtij viti.

Gjatë ceremonisë u ndanë mirënjohje dhe çmime për sportistë, trajnerë dhe klube sportive, të cilët me punën dhe sukseset e tyre kanë përfaqësuar denjësisht Preshevën në gara vendore dhe ndërkombëtare.

Të pranishmit theksuan rëndësinë e mbështetjes institucionale për zhvillimin e sportit, si dhe rolin e Qendrës Sportive “Presheva” në krijimin e kushteve për avancimin e talenteve të reja.

Ceremonia shërbeu si një moment reflektimi dhe motivimi për vazhdimin e investimeve dhe përkushtimit në sport, duke e konsideruar atë një faktor të rëndësishëm për shëndetin, edukimin dhe bashkimin e komunitetit