Të fundit

Dr.Burhan Halili: Bëhuni të kujdesshëm situata me Kovid-19 është serioze

Specialisti i pneumoftiziologjisë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, Dr.Burhan Halili, ka apeluar te qytetarët që mos ta nënvlersojnë pandeminë e koronavirusit dhe nëse kanë simptoma të patjetër kërkojnë ndihmën mjeksore.

Postimi i plotë i Dr.Burhan Halilit:

Qytetarë te nderuar,
Situata me COVID 19 ne Komunen tone gjithnje e me shume po rendohet. Numri i te prekurve me kete virus cdo dite e me shume po shtohet,mundesite dhe kapacitetet tona ne Shtepine e Shendetit po ngushtohen.
Apelojme nga te gjithe ata qe kane shenja te semundjes,mos te hezitojne por te lajmerohen tek mjeku dhe te kerkojne ndihmen shendetesore sa me heret qe eshte e mundur per t’i evituar komplikimet e mundeshme nga ky virus.
Kerkojme nga ju qe maksimalisht te jeni te kujdesshem. Ne kete menyre do te kontriboni ne ruajtjen e shendetit tuaj dhe te afermve tuaj.
MBANI MASKAT
MBANI DISTANCEN
MBANI HIGJIENEN PERSONALE.