Kryesore

Sot fillon aplikimi online për qytetarët që dëshirojnë të marrin 100€ ndihmë të njëhershme

Nga sot të gjithë qytetarët e moshës madhore në Serbi mund të aplikojnë për 100 eurot ndihmë nga shteti përmes faqes së internetit të Administratës së Thesarit, ndërsa të Premten, më 15 maj, me automatizëm do të fillojë pagesa e 100 eurove për pensionistët dhe qytetarët që marrin ndihmë sociale, njoftoi sot Ministri i Financave Sinisha Mali.

Faqja në të cilën qytetarët mund të aplikojnë është http://idp.trezor.gov.rs, ndërsa pensionistët dhe qytetarët që marrin ndihmë sociale nuk duhet të aplikojnë për ato para, por do të paguhen automatikisht.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të përdorin një pjesë të paketës së ndihmës ekonomike, pagesën prej 100 euro” tha Malli për RTS.
Ai shtoi se të premtën do të fillojë të punojë edhe qendra e thirrjeve dhe se numri i telefonit në të cilin qytetarët do të jenë në gjendje të regjistrohen, do të publikohet në media.
Malli tha se pagesa e 100 eurove për pensionistët dhe ata që marrin ndihmë financiare dhe sociale do të fillojnë automatikisht të Premten, duke kujtuar se nuk kanë pse të regjistrohen.
Ministri tha se aplikimi për 100 euro do të zgjasë deri më 5 qershor, dhe se pagesa do të bëhet çdo pesë ditë.
Për atë masë, siç tha ai, shteti ka parashikuar rreth 60 miliardë dinarë.