Kryesore

Përfundon vetë-izolimi: Sot mbi 1700 persona nga Presheva kanë përfunduar karantinën 28 ditore

Siç ishte paralajmruar nga autoritetet e Qeverisë serbe për personat e vetë-izoluar të cilët nuk kanë simptoma të virusit Covid-19, do t’i kthehet jetës normale. E sot mbi 1700 persona nga Presheva kanë përfunduar karantinën 28 ditore dhe tani iu janë kthyer aktiviteteve dhe jetesës paraprake.

Në pyetjen se çfarë do të ndodh me qytetarët e Serbisë pas 28 ditëve të izolimit në shtëpi, Kisic tha se nëse ata nuk kanë hasur në simptoma të Covid19 gjatë periudhës së vetë-izolimit, ata mund të i kthehen aktiviteteve normale të jetës. Ajo paralajmëroi se duke bërë kështu, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm, që është një apel për të gjithë.

“Nëse presidenti i republikës dhe dikush që drejton një nga shtabet e krizave nuk ka njohuri për këtë lloj informacioni (në lidhje me të infektuarit), atëherë pyetja është se kush e ka atë,” tha Dr. Kisic.

Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se gjendja e jashtëzakonshme mund të hiqet në fund të muajit prill, “atëherë kur numri i njerëzve në respirator është zvogëluar”.

Vuçiq tha gjithashtu se si vatra të reja të shpërthimit të pandemisë po shikohen edhe Pançeva dhe Kovini.