LajmeTë fundit

Skenarët e mundshëm pas tërheqjes të këshilltarës së APN-së

Pas dorëheqjes së këshilltares së APN-së Fetanete Mehmedi priten të ndodhin disa skenarë të mundshëm.

-Njëri prej këtyre skenarëve te mundshem, është shkarkimi i Kryetarit të Komunës.

-Emrimi i Kryetarit të ri të Komunës.

-Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Mbetet të shihet se a do të votoj mosbesimin e pushtetit aktual këshilltarja në fjalë.

Sipas Ligjit mbi Qeverisjen Lokale, Kryetari Kuvendit është i obliguar që me kërkesë të 1/3 të këshilltarëve të thërras seancën e Kuevendit, në një afat prej 7 ditëve dhe më së voni prej 15 ditëve. Në rast se Kryetari i Kuvendit nuk e thërret seancën, atëherë seanca realizohet nga këshilltarët të cilët e kanë thirrur seancën dhe kryesohet nga iniciusi i kërkesës.