Lajme

Skandaloze: I dyshuari për vrasjen e Ivanovicit, emërohet kryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë për Kosovë

Mediumi serb TV Most, ka raportuar të hënën që e ashtuquajtura “Federata e Futbollit të Serbisë në Kosovë” ka zgjedhur president të ri, Milan Radoicic.


Në këtë kuvend zgjedhor ishin të pranishëm 40 delegat, ndërsa 30 votuan pro kanidatit Radoicic, ndërsa Dejan Miric u zgjodh sekretar i përgjithshëm.

Federata e Futbollit të Kosovës të dielën ka reaguar ndaj thirrjeve të Serbisë për organizimin e aktiviteteve sportive në Kosovë, FFK-ja thotë janë të vetmit ata që kanë këto kompetenca.

Kujtojmë që Milan Radoiçiq është i dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit serb, Olivier Ivanovic, vrasja e të cilit kishte ndodhur në Kosovë.