FutbollSporti

Skandal në Bosilegrad: Policia serbe bastis futbollistët shqiptarë të KF Tërnocit në zhveshtore, raportohet edhe për dhunë fizike

Një situatë dramatike po zhvillohet aktualisht në Bosilegrad, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet KF Mlladost (skuadra vendase) dhe KF Tërnoci, raporton FOLonline.

Sipas burimeve nga klubi mysafir, menjëherë pas mbylljes së takimit, forcat policore kanë hyrë në fushë ku kanë goditur një nga futbollistët e KF Tërnoci, për të vazhduar më pas me bastisjen e zhveshtores së ekipit.

Aktualisht mësohet se policia po kontrollon në mënyrë individuale çantat dhe sendet personale të lojtarëve të ekipit nga Tërnoci.

Një ndërhyrje e tillë e policisë në zhveshtore është e pazakontë për futbollin.

Ngjarja ngjason me një tjetër rast të bujshëm të ndodhur në vitin 2014, kur policia serbe bastisi sendet personale të futbollistëve shqiptarë gjatë ndeshjes ndaj Serbisë në Beograd – sfidë e cila u ndërpre pas incidentit me dronin.