FutbollSporti

Përveç Beqirajt, te Mali i Zi është edhe një futbollist tjetër nga Kosova

Përveç Fatos Beqirajt, në radhët e Përfaqësueses së Malit të Zi është edhe një tjetër futbollist që ka prejardhje nga Kosova.


Bëhet fjalë për mesfushorin ofanziv, Sead Haksabanovic. 20 vjeçari ka prejardhje nga qyteti i Mitrovicës, teksa sonte do të luaj ndaj Kosovës.

Haksanbanovic në të kaluarën kishte marrë ftesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, por që futbollisti e kishte refuzuar atë ftesë.

Sead Haksabanovic është pjesë e skuadrës angleze, West Ham United, teksa këtë sezon është huazuar në Suedi, te skuadra IFK Norrkoping.

Ndryshe, ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Malit të Zi zhvillohet me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./