FutbollSporti

Super Ronaldo leksion Zvicrës, Portugalia në finale të Ligës së Kombeve

Cristiano Ronaldo edhe njëherë ka treguar se pse është njëri nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit.

Ai ka shënuar tre gola në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Zvicrës, për ta çuar Portugalinë në finale.

Ronaldo shënoi tre gola shumë të bukur, në minutat 25, 88 dhe 90.

Kurse për Zvicrën golin e vetëm e shënoi Rodriguez nga penaltia në minutën e 57.

Në finale Portugalia e pret fituesin e sfidës Holandë – Angli.