Të fundit

Sinani: Unë dhe PVD nuk jemi kundërshtarë të pakos emergjente të ndihmave

Kryetarja e PVD’s dega në Preshevë, përmes një shkrimi në profilin e saj në FB, ka reaguar rreth asaj që ndodhi në seancën e fundit të Kuvendit Komunal në lidhje me pakon e ndihmave që u prezantua nga pushteti lokal, transmeton MinistriaLajemeve.

Sinani është shprehur se tentativat gjatë seancës si dhe pas saj, nga disa oponentë të PVD, po përpiqen që ta paraqesin si kunërshtarë të pakos së ndihmave atë dhe partinë e saj.

Tutje ajo ka thënë se mjegullimi, mos specifikimi me paratë e buxhetit komunal nga ana e pozitës, ishte dhe mbetet kundështimi i saj dhe i PVD’s

Postimi i plotë :

Të nderuar qytetar të komunës së Preshevës!
Tentativa e përsëritur gjatë dhe pas seancës së fundit të Kuvendit Komunal, që unë dhe PVD të paraqitemi si kundërshtar të pakos së ndihmave, është gënjeshtër!

Mos specifikimi, mjegullimi dhe përzierja e ndihmës së R. së Kosovës me paratë e buxhetit komunal ishte dhe mbetet kundërshtimi jonë!

Mjegullimi i qellimshëm i ndihmës ndaj biznesit duke mos kategorizuar dhe specifikuar përfituesit, në mënyrë që të mos favorizohet ndonjë biznes i caktuar i grupit të interesit të këtij pushteti në dëm të bizneseve të tjera ishte kundërshtimi jonë!

Ndihma e vogël për Fondin Komunal dhe Kryqin e kuq, pa specifikuar dhe përcaktuar numrin dhe kategorinë e përfituesve ishte kundërshtimi jonë!

Tallja me pensionistët duke mos i ndihmuar dhe favorizuar ata me pensione më të vogla ishte dhe mbetet kundërshtimi jonë!

Bartja e mjeteve të rregullta nga buxheti në pakon e ndihmave për t’i ikur procedurave ligjore duke krijuar përshtypjen e rrejshme të ndihmës ndaj bujqësisë, ishte dhe mbetet kundërshtimi jonë!

Ngritja e pagës për mjekët e pranuar me kontratë nga komuna, duke mos e përkrahur shëndetësinë në përgjithësi, ishte kundërshtimi jonë!

Mashtrimi dhe tallja me punëtorët e Moravicës, duke ju lënë përshtypjen e ngritjes së rrogës përmes ndihmës e jo përmes vijës së rregullt buxhetore ishte dhe mbetet kundërshtimi jonë!

Ndarja e një shume të tillë për qendrën partiake për të rinjët, duke lënë anash familjet me ndihma sociale, jetimët, të sëmurit, të izoluarit, invalidët, fëmijtë me nevoja të veçanta, punëtorët e krahut..etj, është kulminacioni i mashtrimit dhe hipokrizisë të cilën e kundërshtuam!

Kërkesat tona të drejta, legjitime dhe transparente për unitet duke formuar një komision të përbashkët pozitë-opozitë kategorizimi i bizneseve dhe pensionistëve, në mënyrë që të mos përfitojnë të pasurit në kurrizin e të varfurve, ndarja dhe veçimi i ndihmës së R. Kosovës nga mjetet buxhetore, për hirë të transparencës, duke e ditur ku dhe si po harxhohet kjo ndihmë, ishin propozime dhe kërkesë e jona e cila u refuzua nga ky pushtet, duke nxitur dyshimin e bazuar për keqperdorime!

Me respekt!
Ardita SINANI