Të fundit

Aliu : Mendimi im ndryshe për demokracinë në APN, të mos jetë pengesë për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë

Edhe pse e quajti jolegjitim procesin e mbrendshëm partiak rreth kandidaturës për deputet , zëvendës kryetari i Alternativës për Ndryshim, Armend Aliu sot iu është përgjigjur thirrjes së APN’s për grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamantare që do të mbahen në Serbi, përcjell Ministria Lajmeve.

Aliu ka konsideruar se mendimi i tij ndryshe nga partija e tij rreth menaxhimit në politikën lokale, është i ndarë ka mendimi që ka për unifikimin e faktorit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Postimi i tij i plotë :

Mendimi im ndryshe, mbi proceset e brendshme partiake, mbi mënyrën se si po udhëhiqet Alternativa, sugjerimet e mia për një pushtet lokal më të suksesshëm janë të ndara nga mendimi im për rëndësinë e unifikimit të faktorit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Pra, mendimi im ndryshe, nuk mund të reflektojë kundër një projekti i cili inicohet,facilitohet dhe mbështetet nga Republika e Shqipërisë. Për këtë sot me nënshkrimin tim mbështeta listën “Alternativa Demokratike Shiqptare – Lugina e Bashkuar”, ju ftoj ta bëni edhe ju të njejtën.

Realizimi i ëndrrës sonë dekadore mund të jetë shumë afër, por kjo nuk nënkupton që ne të heqim dorë nga lufta politike dhe të presim të dorëzuar.
Karshi Sërbisë shqiptarët duhet të përdorin çdo mekanizëm institucional për të ngrit zërin e tyre.