LajmeMaqedoniTë fundit

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan

Ministri i brendshem Oliver Spasovski dhe kolegu i tij serb Nebojsha Stefanoviq ne emer te dy qeverive sot nenshkruan marreveshjen per per hapjen e kalimitkufitar Llojan-Miratoc.

Hapja e ketij vendkalimi ishte problem per te cilin kane luftuar per ta zgjidhur banoret e ketyre vendbanimeve plote 20 vjet.

Hapja e kësaj pike kufitare ka qenë një nga premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili kishte thënë se do të jap llogari deri me dorëheqje, nëse nuk do të realizohej ky premtim. Ai është vlerësuar për angazhimin maksimal me diplomatë europerëndimor në Beograd, sidomos me ambasadën norvegjeze, e cila e ka mbështetur këtë nisme të kreut të Preshevës.