Të fundit

Sinani thirrje për debat publik në Kuvedin e Preshevës

Kryetarja komunës Preshevës Ardita Sinani u ka bërë thirrje publike për përpipilimin e planit i Investiv për vitin 2022, përcjell Ministria e Lajmeve.

Thirrja e Sinanit :

FTESË PËR DEBAT PUBLIK!

Pas përmbylljes me sukses të takimeve me qytetarë nëpër bashkësi lokale me qëllim të përpilimit sa më mirë të Planit Investiv për vitin 2022, nesër, datë 20.11.2021 me fillim nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit Komunal mbahet debati publik për planifikimin e Buxhetit komunal për vitin 2022.

Me këtë rast ftoj:

??Liderët apo përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike (APN, PDSH, PVD, LR, UDSH, LS dhe ADSH)
??Kryetarët e të gjitha bashkësive lokale të Komunës së Preshevës
??Drejtorët e të gjitha institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal
??Drejtorët e të gjitha institucioneve arsimore (shkollave të mesme, shkollave fillore dhe të entit parashkollor)
??Udhëheqësit e të gjitha drejtorive në kuadër të Administratës Komunale
??Bujqit, blegtorët, bizneset e vogla e të mesme
??Organizatat joqeveritare
??Mediat dhe
??Të gjithë qytetarët e interesuar

që me propozimet e tyre të kontribuojnë në përpilimin sa më të mirë të Buxhetit komunal për vitin 2022.