Sinani: Sot Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e mjeteve për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani njoftoi se sot Qeveria e Kosovës miratoi mjetet e dedikuara për Këshillin Kombëtar Shqiptar, dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, përcjell Ministria e Lajmeve
Njoftomi i plotë :
Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Me këtë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, angazhimi dhe përkushtimi legjitim institucional të Republikës së Kosovës për shqiptarët në Serbi.
Përderisa regjimi autokratik i Republikës së Serbisë frymëzon destabilitetin duke nxitur, mbështetur dhe organizuar grupet kriminale; Qeveria e Republikës së Kosovës frymëzon stabilitetin dhe mbështet strukturat shoqërore në funksion të demokracisë dhe evropianizimit.
Natyrisht se problemet dhe nevojat e Luginës së Preshevës janë të mëdha, si pasojë e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore.
Bashkërendimi i Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës është jo vetëm interes i ndërsjëllë, por edhe rruga e duhur për më shumë liri, drejtësi dhe zhvillim.
Do ta thellojmë këtë bashkërendim në të ardhmen për projekte të reja.
Vazhdojmë bashkë.