Sinani sot mirëpriti ministren Nagavci dhe Kabinetin qeveritar të Kosovës, në Preshevë
Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani gjatë ditës së sotme priti në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci dhe Kabinetin qeveritar, në Preshevë, përcjell Ministria e Lajmeve
Sinani është shprehur e lumtur për vizitën e ministres Nagavci e cila sot vizitoi disa nga institucionet arsimore në komunën e Preshevës, dhe u njoftuar nga afër me punën e mësimdhënësve.
Postimi i plotë :
Pata kënaqësinë që sot në cilësinë e Këshilltares Politike të Kryeministrit për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të mirëpres në Preshevë, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci dhe Kabinetin qeveritar.
Bashkë këtë vizitë të sotme e filluam me Shkollën Fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc.
Drejtoria e nxënësit e kësaj shkolle Ministres Nagavci i organizuan pritjen çfare e meriton një bartës i institucionit të arsimit të Republikës së Kosovës.
Ministrja Nagavci pa nga afër punën e mësimdhënësve dhe energjinë e nxënësve të kësaj shkolle, e cila për disa vite me rradhë rangohet si një ndër shkollat më të suksesshme në Serbi.
Pikërisht ky fakt, si dhe fakti që nxënësit e Sh.F. “Abdullah Krashnica” në garat republikane e rajonale dëshmojnë përherë suksese të mëdha, ishin arsyet që vizita e Ministres Nagavci të filloj nga këtu.
Përkushtimi i MASHTI dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë ngritja e cilësisë në arsim dhe përsosje profesionale të të rinjëve të Luginës së Preshevës.