Lugina e Preshevës të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, Kamberi publikon letrën që i dërgoi Escobarit e Borrellit

Ka kohë që ndërkombëtarët i thonë Serbisë t’i vë sanksione Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe po aq kohë Serbia refuzon t’i bashkohet të gjitha vendeve tjera të Europës në këtë çështje.

Të dielën Vuçiq tha se pret shumë presion për t’i vendosur sansione Rusisë.

Pres presion të madh… Pres më shumë presion për sanksionet kundër Federatës Ruse”, tha ai

Ndërkombëtarët, sipas Vuçiqit, po përpiqen ta detyrojnë Serbinë në “një zgjidhje të pafavorshme” me Kosovën. Sipas tij, kur Serbia t’i vendos sansione Rusisë, do të jetë koha e marrëveshjes me Kosovën.

Ne e dorëzuam Millosheviqin, çfarëdo që mendoj për të. Por pse duhej ta dorëzonim presidentin? A u bëmë pjesë e BE-së pas kësaj? Jo, pas kësaj vramë kryeministrin tonë dhe përsëri nuk jam i sigurt se ishte vetëm punë e duarve të brendshme. Epo thanë arrestoni Mlladiqin, Karaxhiqin, u kryen operacione sekrete… Çfarë morëm? Liberalizimi i vizave? Po tani, kur t’i vendosim sanksionet, do të jetë koha për marrëveshje me Kosovën”, tha Vuçiq.