Sinani reagon për arrestimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc
Ardita Sinani ka reaguar në lidhje me arrestimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, në Bujanoc, Jetmir Ismailin, për shkak se nesër është paralajmëruar premiera e një filmi me metrazh të shkurtës i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Përveç Ismailit në stacionin policorë është shoqëruar edhe regjisori e aktori nga Presheva, Gani Veseli.
“Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe regjisorin e shfaqjes, Gani Veseli.Më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar. Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare”- ka shkruar Sinani