Të fundit

Në komunën e Bujanocit përfitues 54 ekonomi familjare të subvencioneve për energji efektive

“Sot bëmë ndarjen e kontratave të subvencionimit mbi energjinë efektive për 54 përfitues me vlerë prej 13.330.000,00 dinarë.

Ky është projekt i përbashkët i komunës së Bujanocit dhe Ministrisë së Minierave dhe Energjisë.

Qëllimi i projektit është që të subvencionohen qytetarët e komunës sonë në ruajtjen e energjisë dhe mbrojtjen e ambientit, duke i vënë theks të veçantë energjisë së ripërtërishme.

Do të vazhdojmë edhe me projekte tjera për përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve tanë.” Ka deklaruar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi