Të fundit

Berisha: Kamberi bën historinë, mban fjalim shqip në strofullën e albanofobisë

Ish- Kryeministri i Shqipërisë, z.Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare të FB, ka përshendetur perzemërsisht deputetin Kamberi dhe i ka dënuar me ashpersinë më të madhe siç i cilëson ai qendrimet raciste antishqiptare të serbomëdhenjëve të Beogradit, përcjell Ministria e Lajmeve.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ben historine!

Ai mban fjalim shqip ne strofullen e albanofobise, parlamentin e Serbise. Albanofobi i damkosur Ivica Daçiç kryetar parlamenti, ne nje akt intolerance dhe albanifobie kerkon me kot ti ndreprese fjalen deputetit shqiptar.

Fjalimin e tij shqip deputeti Kamberi e mbajti per te denuar vendimin racist te gjykates serbomadhe te Beogradit, e cila nuk denoi ministrin gangster Vulin per perdorimin me qellime fyese te cilsorit shqiptarci.

Pershendes perzemersisht deputetin Kamberi dhe denoj me ashpersine me te madhe qendrimet raciste antishqiptare te serbomedhenjve te Beogradit.

Ketu me poshte keni fjalimin e deputetit shqiptar Shuaip Kamberi ne parlamentin e Beogradit. sb