Sinani priti sot në takim Deputetin Popullor Shaip Kamberin
Në takimin e sotëm zyrtar të dy figurave politike si e para e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani dhe i pari i Luginës Deputeti Popullor z.Shaip Kamberi, diskutuan rreth temave dhe problematikave mjaft të rëndësishme që janë me interes të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Diskutim dhe bashkërendim ndërinstitucional me Shefin e Grupit Parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak” në Kuvendin Republikan, z.Shaip Kamberi.
Bashkëpunimi dhe harmonizimi i politikave midis pushteteve lokale të Luginës së Preshevës, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe deputetët shqiptarë është jetik për t’u përballur me diskriminimin shtetëror.
Po pluralizmit politik dhe profilizimeve ndërpartiake; por kundrejt shtypjes politike, kombëtare dhe socio-ekonomike të pushtetit shtypës dhe autoritar të Beogradit zyrtar; përfaqësuesit politikë e sidomos ata institucionalë të Luginës e Preshevës duhen të jenë me një zë dhe me një kurs të përbashkët të mendimit e veprimit politik.