LajmeTë fundit

Vetura bie në lumë në Preshevë, nuk ka të lënduar

Në mëngjesin e ditës së sotme në Preshevë ka ndodhur një aksident pa pasoja në njerëz.

Siç raportohet nga tereni, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30, në rrugën 15 nëntori, në Preshevë.

Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës ka humb kontrollin mbi timon dhe kalon jashtë rrugës në anën e majtë me ç’rast automjeti bie në lumin e Preshevës.

Në këtë aksident nuk ka të lënduar përveç dëmëve materiale.