Sinani mezash falënderimi për qeverinë e Kosovës dhe ministren Haxhiu
Këshilltarja e Kurtit për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani nëpërmes një postimi në Facebook, ka falënderuar qeverinë e Kosovës, rrespektivisht ministren Haxhiu, për vendimin e që është proceduar në kuvend “Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj”, i cili i përjashton shqiptarët e Luginës së Preshevës nga reciprociteti për blerjen e pronave në Kosovë.
Postimi i plotë i Sinanit :
QELLIMI i Qeverisë së Republikës së Kosovës është synimi i përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës.
Pas buxhetimit të Luginës së Preshevës nga qeveria jonë, funksionalizimi i këtij mekanizmi qeveritar fuqizon institucionalizimin e trajtimit të Luginës së Preshevës edhe si pune sistematike shtetrore.
Shqiptarët e Luginës kanë probleme të shumta përshkak diskriminimit dhe shtypjes sistematike, e bashkërendimi dhe ndihma e Qeverisë është tejet e rëndësishme, për t’i përmirësuar dhe përparuar të drejtat dhe mirëqenjen e të gjithëve në Luginën e Preshevës.
Qeveria e Republikës së Kosovës e ka proceduar në kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, i cili i përjashton shqiptarët e Luginës së Preshevës nga reciprociteti për blerjen e pronave në Kosovë. Pas hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi shqiptarët e Luginës, gëzojnë të drejtën e blerjes së pronave në Kosovë pa asnje pengesë.
Falenderime ekipit të Ministrisë së Drejtësisë e posaçërisht për angazhimin e sinqertë të ministres, znj. Albulena Haxhiu.