Sinani inkurajon studentët nga Lugina që të aplikojnë për bursat nga fondi i qeverisë së Kosovës
Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë studentëve nga Lugina e Preshevës që të aplikojnë për bursar të cilat do të shpërndahen nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në partneritet me qeverinë e Kosovës
“Përkushtimi ynë dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës është në rritje të vazhdueshme, duke filluar nga sektorët e **Arsimit, Kulturës, dhe Informimit**, deri te **Mbrojtja dhe Promovimi i Identitetit Kombëtar**.Po ashtu, po punojmë për të siguruar kuota për specializimin e mjekëve nga Lugina, për të avokuar në BE, dhe për të zhvilluar programe ndihmëse për bujqit dhe për të nxitur zhvillimin e bujqësisë në **Luginën e Preshevës**”- ka shkruar Sinani
Postimi i plotë :
🎓 Studentë të dashur, mos e humbisni rastin për bursa studimore! 🧑🎓
Këshilli Kombëtar Shqiptar, në partneritet me Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka njoftuar hapjen e konkursit për Bursa studentore, nën fondin “Përkrahje për Luginën e Preshevës”. 🇽🇰
Ju ftojmë të gjithë studentët nga Presheva, Bujanoci ose Medvegja të aplikoni përmes linkut që do të gjeni më poshtë! 👇
Kjo është një kohë e mbushur me zhvillime pozitive për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, me mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 💪
Përkushtimi ynë dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës është në rritje të vazhdueshme, duke filluar nga sektorët e Arsimit, Kulturës, dhe Informimit, deri te Mbrojtja dhe Promovimi i Identitetit Kombëtar.
Po ashtu, po punojmë për të siguruar kuota për specializimin e mjekëve nga Lugina, për të avokuar në BE, dhe për të zhvilluar programe ndihmëse për bujqit dhe për të nxitur zhvillimin e bujqësisë në Luginën e Preshevës. 🫶🇽🇰🇦🇱