Sinani e quan skadaloze deklaratën e mbrëmshme të Arifit në televizionin T7
Ish kryetarja e komunës Ardita Sinani e ka quajtuar skandaloze deklaratën e mbrëmshme të kryetarit Shqiprim Arifi dhënë për televizionin T7.
Sinani konsideron se deklarata e Arifi për ish deputetetin Shaip Kamberi ishte skandaloze.
Postimi i plotë i Sinanit :
Deklarata e mbrëmshme e kryetarit të Komunës së Preshevës në televizionin T7, se “nuk e kemi çu atje [Shaip Kamberin në parlament] për t’u bërë avokat i Reçakut”, është skandaloze.
Kjo kritikë e Shqiprim Arifit mbi ngritjen e çështjes së Reçakut nga ana e Shaip Kamberit në parlamentin e Serbisë, ku e kishte kritikuar mosdënimin e kryerësve dhe urdhërdhënësve të kësaj masakre ndaj shqiptarëve, është skandaloze edhe në emër privat, e lëre më në emër të qytetarëve dhe shqiptarëve të Komunës së Preshevës.
Është e drejtë e Shqiprim Arifit të mendoj kësisoj si person privat, por tashmë ai përfaqëson dhe flet në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës.
Andaj, si qytetare e Komunës së Preshevës dhe si përfaqësuese e zgjedhur në Kuvendin e saj Komunal, distancohem nga pohimet e kryetarit të Komunës. Ato nuk më përfaqësojnë.
Ftoj kryetarin e Komunës të kërkoj falje publike.
Së paku për dinjitetin e qytetarëve të Komunës së Preshevës.