Të fundit

Në Serbi, 275 të infektuar me koronavirus dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministra e Shëndetësisë e Serbisë ka njoftuar të shtunën se në 24 orët e fundit janë regjistruar 275 raste me koronavirus.

Sipas njoftimit, përcjell B92.net, tash në Serbi janë 3.380 të infektuar, derisa në gjendje të rëndë janë 145 persona.

“Deri më tash në Serbi janë testuar 16.399 persona. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 3 persona si pasojë e Covid-19, duke rritur numrin në 74”, thuhet në njoftim.