Sinani dhe Kamberi sot u takua në Prishtinë me përfaqësuesin e Ligës Shqiptaro-Amerikane me seli në New York, z.Agim Aliçkaj
Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe deputeti popullor Shaip Kamberi gjatë ditës së sotme u takun në Prishtinë, me përfaqësuesin e Ligës Shqiptaro-Amerikane me seli në New York, z.Agim Aliçkaj dhe veprimtarin Shaban Mehmeti, transmeton Ministri e Lajmeve.
“Të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi ishin temë kryesore e këtij takimi” – thuhet në njoftimin e znj.Sinani
Postimi i plotë
?? ????̈? ?????????-????????? ???? ??̈? ??̈ ??????? ? ?????????̈?? ??̈ ??????̈
Sot bashkë me deputetin popullor dhe kryetarin e PVD, z.Shaip Kamberi bashkëbiseduam në Prishtinë, me përfaqësuesin e Ligës Shqiptaro-Amerikane me seli në New York, z.Agim Aliçkaj dhe veprimtarin Shaban Mehmeti.
Të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi ishin temë kryesore e këtij takimi.
Ishte dakordim i përbashkët që përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi është e domosdoshme për paqe të qëndrueshme në rajon.
Z. Aliçkaj, edhe në emër të Joseph Diogardi, u zotua se do të angazhohet për interesat Luginës së Preshevës pranë autoriteteve amerikane.