Të fundit

Aliu dhe Pajaziti prezent në Kongresin e PS-së në Tiranë

Me ftesë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, drejtuesit e APN-së, zv.kryetari, Armend Aliu dhe kryetari i Degës në Bujanoc, Arbër Pajaziti, nga afër po i ndjekin punimet e Kongresit të këtij subjekti politik në Tiranë.

Përveç zyrtarëve të partisë më të madhe politike në Shqipëri, Aliu dhe Pajaziti kanë zhvilluar biseda edhe me përfaqësues të subjekteve politike shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Ndër të tjera, ata kanë shkëmbyer mendime dhe ide edhe me kryeministrin, Edi Rama.