Sinani: ??̈ ??̈?????? ??????? ?????????? ??̈? ?????? ? ???????̈ ??̈??̈? ??????? ? ???? ?? ?’? ????????̈ ??????? ? ????????? ??? ???????????? ????????
Dje Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Sërbisë Branko Ruzhiq, deklaroi se qeveria serbe ka marrur vendim që me 1 shtatort në fillimvitin shkollor të intonohet himni kombëtar në secilën shkollë të Serbisë. E në lidhje me këtë sot ka ardhur reagimi i kryetarës komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinanit e cila konsideron se intonimi i himnit serb nëpër shkolla e posaçërisht atyre që janë me kombësi shqiptare, do t’i thellojë ndarjet e brendshme dhe antogonizmat rajonale, transmeton Ministria e Lajmeve
“ Të intonohet himni i Serbisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor më 1 shtator, është jo vetëm vazhdimësi e përdorimit të forcës së ligjit për vendime jolegjitime, por edhe vazhdimësi e politikave të vjetra (neo)nacionaliste në emër të patriotizmit”- deklaroi znj.Sinani
Reagimi plotë :
?? ??????? ??̈ ???????! ??̈ ??̈?????? ??????? ?????????? ??̈? ?????? ? ???????̈ ??̈??̈? ??????? ? ???? ?? ?’? ????????̈ ??????? ? ????????? ??? ???????????? ????????
Vendimi i fundit i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Serbisë, z.Branko Ruzhiq, që të intonohet himni i Serbisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor më 1 shtator, është jo vetëm vazhdimësi e përdorimit të forcës së ligjit për vendime jolegjitime, por edhe vazhdimësi e politikave të vjetra (neo)nacionaliste në emër të patriotizmit.
Së pari, politikat për intonimin e himnit kombëtar nëpër shkolla janë dëshmuar edhe në vende më të paqtuara, se vetëm kanë thelluar ndarjet segreguese dhe kanë krisur kohezionin e brendshëm shoqëror.
Duke pasur parasysh gjendjen shoqërore në Serbi dhe marrëdhëniet midis popujve në rajon, dihet se ky vendim do të prodhojë edhe më shumë antagonizma shoqërore brenda vendit dhe me vendet e tjera në rajon.
Së dyti, i tillë si është, himni i sotëm i Republikës së Serbisë (sikurse stema dhe flamuri) nuk përfaqëson jo vetëm komunitetet joserbe të Serbisë, por edhe shumë qytetarë të etnisë serbe. Ai është përjashtues për shumë grupe të shoqërisë: etnike, kulturore, sociale, gjinore etj.
Ministri z.Branko Ruzhiq ka mjaft vendime më të rëndësishme për të marrë. Që nga reformat e përgjithshme për më shumë cilësi në arsim e deri te trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale të arsimit dhe edukimit për të gjithë qytetarët.
Nxënësit e Luginës së Preshevës privohen ende nga tekstet shkollore dhe mësojnë me planprograme të papërshtatshme. Po ashtu, të diplomuarëve tanë nuk ju njihen ende diplomat e Kosovës, edhe pse Presidenti Vuçiq është zotuar për njohjen e tyre, së fundi në Marrëveshjen e Washingtonit, në prani të Presidentit së SHBA, z.Donald Trump. Në vend se t’ju zgjidhë këto probleme shtetasve të saj, kjo Qeveri tash ju thotë intononi himnin “Bože Pravde”!!!
Sado që ky vendim duket edhe për konsum të brendshëm në funksion të shmangies së problemeve reale të qytetarëve; ai është edhe në frymën e mendësisë politike dhe kulturore të këtij pushteti, që po vazhdon politikat e vjetra me nocione të reja, si “srpski svet”.
Ftojmë Qeverinë e Republikës së Serbisë të tërhiqet nga ky vendim i cili do të krijojë edhe më shumë probleme. Inkurajojmë bashkësinë ndërkombëtare, sidomos Bashkimin Evropian, që të kontribuojë në tërheqjen e këtij vendimi nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Serbisë.