Lajme

Simiq i thotë Osmanit: Je zgjedhur në krye të Kuvendit me votat e Listës Serbe

Ka vazhduar debati i ashpër në Kuvendin e Kosovës në seancën plenare që është duke u zhvilluar.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, është treguar i ashpër me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi që propozoi rezolutë për largimin e Goran Rakiqit nga Qeveria e Kosovës për shkak të deklaratave të tij.

Simiq, ia rikujtoi Osmanit se ajo është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës falë edhe votave të Listës Serbe.

“Zonja kryetare po ua rikujtoj se ju jeni zgjedhur në krye të Kuvendit në bazë të votave të Listës Serbe”, deklaroi Simiq.

Ai po ashtu bëri të ditur se fjalët që Goran Rakiq iu ka referuar Kosovës si “Kosovo i Metohija”, nuk janë aspak të vërteta dhe se për këtë arsye nuk mund të hidhet në votim një rezolutë e cila është e bazuar në deklarata të pavërteta.

Simiq ftoi të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë këtë rezolutë