Si u bë Jacinda Ardern nga DJ e diskotekave në kryeministre të Zelandës së Re
Ajo është liderja më e re femër në botë, duke qeverisur në Zelandën e Re si kryeministre, në moshën 37 vjeçare.
Por përpara sigurimit të punës së lartë të vendit, Jacinda Ardern kishte një jetë tjetër … në skenë – një kontrast të zjarrtë me detyrat e saj politike.
Kryeministrja e Zelandës së Re dikur ishte DJ.
Ajo e ushtroi këtë profesion duke lëshuar muzikë në disk për 45 minuta në festivalin e muzikës “Laneway” të Aucklandit, në vitin 2014.
Që kur u bë udhëheqëse e Partisë Laburiste, profili i saj në Instagram ndryshoi, duke u shndërruar në një grua të drejtuar nga karriera e cila është në një mision për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve.
Mirëpo dashuria e saj për muzikë është prezente edhe në ditët e sotme te Jacinda.
“Për vite me radhë, Ardern punonte DJ në kohën e saj të lirë”, tha redaktori i përmbajtjes digjitale, Marie Claire Isabelle Truman.